Sassuolo, befasoi Interi në javën e 35-të të Serie A duke i mposhtur 1-0 kampionët e sapo shpallur të Italisë.

Një kontribut të madh në këtë sukses dha edhe mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla, i cili u përzgjodh në formacionin më të mirë të javës nga “GOAL”.

24-vjeçari zhvilloi një paraqitje fantastike kundër zikaltve dhe u zgjodh në ekipin më të mirë të javës përkrah Bremer në zemër të reparti difensiv.

Inline image

Kumbulla, luajti ndeshjen e parë si titullar, pas dëmtimit të rëndë që e mbajti larg fushave për gati një vit.

Rikthimi protagonist në fushë i Kumbullës është një lajm i mirë edhe për trajnerin Sylvinho, sepse mund të llogarisë një mbrojtës më shumë në funksion të finaleve të “Euro 2024”.