Në 2024 duke e vështirë për t’u besuar, aq më pak për një futbollist, por fakt është se Boulaye Dia, futbollisti i Lazio-s është prekur nga malaria.
Nga Senegali, aty ku ndodhet i grumbulluar me ekipin përfaqësues, Federata ka bërë me dije se Dia ka qëndruar në Dakar për të vijuar mjekimet pasi është i prekur nga malaria.
Stafi mjekësor ndodhet pranë tij për të monitoruar gjendjen shëndetësore. Së bashku me Dia, i prekur është edhe futbollisti tjetër e përfaqësueses së Senegalit, Lamine Camara.