Matia Zakanji dhe Kiara Nasti kanë pushuar nga puna dhe kanë denoncuar shërbëtoren e shtëpisë që punonte në vilën e tyre në zonën e Romës.

Sipas asaj që shkruan Repubblica, futbollisti i Lacios dhe gruaja e tij zbuluan se rrobat dhe bizhuteritë, të veshura nga punonjësja dhe të postuara në faqen e saj sociale, me vlerë qindra mijëra euro i mungonin shtëpisë.