Liria është dhënë pas tregut shqiptar, kurse një skuadër nga Shqipëria është gati ta transferojë një futbollist të ekipit prizrenas. Fjala është për super-mesfushorin, Ilir Mustafa.
Është Teuta e Durrësit që i ka bërë ftesë futbollistit t’iu bashkohet dhe gjasat janë maksimale që Mustafa të veshë fanellën e ekipit bregdetar shqiptar.
21-vjeçari është nga futbollistët e preferuar të tifozëve prizrenas, të cilët me gjasë do ta ndjejnë mungesën e tij. Ndonëse në moshë të re, Mustafa ka dhënë kontribut të madh për Lirinë.





