Futbollisti i Manchester City-t, sipas asaj që shkruan e përditshmja ‘The Sun’ ka paguar një prostitutë teksa qëndronte në Los Angeles.
Raheemi Sterling ka pasur marrëdhënie seksuale me një prostitutë, të cilën e ka paguar tremijë dollarë gjatë një turneu parasezonal me Manchester City. Ai thuhet se u magjeps pas bukuroshes që i ngjante Kim Kardashianit në Los Angeles.
Sterling thuhet se u takua me prostitutën pasi u kthye nga klubi i natës rreth orës 4.30. “Raheemi dukej shumë arrogant dhe kishte probleme me personalitetin e tij. Dukej qartë se ishte mësuar t’i trajtonte në këtë formë femrat”, tha vajza që nuk ka dashur të identifikohet.
Më pas ajo pohoi se Sterling i kërkoi falje për sjelljen e tij duke u justifikuar se kishte qenë i dehur. Më pas futbollisti nuk ka pranuar ta paguajë shumën që ishin marrë vesh me parë për shërbimet seksuale. “Unë i kërkova katërmijë dollarët e marrëveshjes, por ai këmbëngulte në dymijë dhe në fund më pagoi vetëm tremijë”, shtoi ajo.
Mbetet të shihet se sa ka të vërteta këtu, megjithëse vajza është e gatshme të ballafaqohet edhe me lojtarin anglez. 22 vjecari është baba i 2 fëmijëve dhe është ne një lidhje me Paige Milan.