Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka është bërë baba për herë të parë. Leonita, bashkëshortja e futbollistit ka sjellë në jetë vogëlushen e tyre.

Ka qenë Graniti i cili ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjete sociale teksa shkruan; "Mirëseerdhe princesha jonë e vogël. Mami dhe babi të duan shumë".

Futbollisti ka publikuar një foto ku duket dora e çiftit së bashku me atë të vogëlushes së porsalindur, emrin e të cilës prindërit ende nuk e kanë zbuluar.