30 Shtator 2014 –Mesfushori i Newcastle Unitedit, Cheick Tiote, i cili ka tre fëmijë me gruan e tij dhe ka një dashnore, është martuar për herë të dytë në vendlindjen e tij në Bregun e Fildishtë.
28-vjeçari i cili përfiton 45 mijë funte në javë tek Newcastle, u martua me Laeticia Doukroun gjatë një ceremonie tradicionale më herët gjatë këtij muaji, me arsyetimin se gruaja e tij “nuk është asgjë e pazakonshme” për faktin se është mysliman, shkruan “Daily Mail”.
Por, lajmi për martesën e tij të dytë e ka befasuar gruan e parë, Madah, 25-vjeçe, e cila raportohet se u njoftua në Facebook. Madah, e cila jeton me Tioten dhe dy fëmijët e tyre në një shtëpi me vlerë prej 1.5 milionë funte në Ponteland, Newcastle, humbi vetëdijen kur pa fotografitë e burrit të saj duke martuar një grua tjetër. Mesfushori ka një tjetër fëmijë me një dashnore, 33-vjeçen nga Zimbabveja, Nkosiphile Mpou, e njohur si Nikki. Menaxheri i tij ka konfirmuar martesën e dytë.
“Mund të them se ai është martuar për herë të dytë. Nuk është asgjë e pazakonshme, ai është mysliman”, deklaroi Jean Musampa.





