15 qershor 2015 – Dasma e futbollistit kavajas të Teutës Erand Hoxha me ekonomisten e Lartë Adela Hylviu mbremë në kompleksin “Golden” të Shijakut kaloi me një atmosferë të shkëlqyer. Ndjenja e dashurisë së ciftit të ri është kurorëzua tashmë në përjetësi. Ishte një pararendje e bukur ceremonia e celebrimit zhvilluar të premten në mbrëmje në stadiumin “Besa” të Kavajës ku përvec familjarëve e të afërmeve të ciftit kanë marë pjesë edhe shumë futbollistë të Besës së Kavajës, Teutës, Dinamos e disa ekipeve të tjera.
Shkëmbimi i unazave dhe legjitimiteti i martesës, shampanja, gëzimi, emocionet e mbresat e kësaj ceremonie ia rritën “kreditet” ciftit. 30-vjecari Erand Hoxha, ish-kapiten i Besës dy sezone më parë, ishte futbollisti që sezonin e fundit e mbylli me Teutën qe i vetmi ndër 33 lojtarët që përdori Teuta, që regjistroi numrin më të madh të ndeshjeve (34 nga 36 në total) duke treguar ky fakt qenien stabël si pjesë e formacionit të durrësakëve. Erand Hoxha ka fituar dy kupa të Shqipërisë më 2007 e 2010 me Besën dhe një Superkupë po më 2010. Hoxha ka luajtur dhe në impenjimet ndërkobëtare të Besës më 2007, 2008 e 2010 në Europa League dhe Kupën Intertoto. Ka debutuar me Besën që më 22 maj 2004. Ka qenë madje ndeshja e fundit e këtij sezoni luajtur në Durrës karshi Teutës, ekip ku do të vijojë të luajë sërish. Qendërmbrojtësi me përvojë 11-vjecare Erand Hoxha dallon për kondicionin e shkëlqyer fizik, sidomos shtatlartësinë (193 centimetra) dhe mbi të gjitha për sjelljet e shkëlqyera e mardheniet po të tilla me të gjithë komunitetin sportiv në cdo ekip ku ka luajtur Besa, Egnatia, Elbasani e tani Teuta. Urimi “ u trashëgofsh, dhe jetë të lumtur” vjen natyrshëm në një ditë kaq të lumtur e të paharruar për Erand Hoxhën që dje u ngjit në “altarin” e martesës.