Lucas Paqueta është në telashe serioze. Futbolli i West Ham është nën hetim për pjesëmarrje në bastet sportive, diçka që në Angli është rreptësisht e ndaluar për këdo që ka kontakt me botën e sportit.Federata Angleze kishte nisur një hetim prej pesë muajsh për mesfushorin ofensiv të “Çekanëve” nisur nga disa të dhëna që kishin mbërritur nga Brazili, më saktë nga një vend në rio De Janeiro të quajtur “Paqueta Island”. Kompanitë e basteve kishin nisur të dyshonin kur ishin vendosur shuma të konsiderueshme që Paqueta do të ndëshkohej me karton të verdhë dhe në këtë formë i raportuan Federatës Angleze.
Nga hetimi doli se shumat e parave ishin vendosur nga disa bashkëpunëtorë të njohur të Paqueta. Së fundmi, hetimi ka nisur të ecë me hapa më të shpejtë duke qenë se Paqueta u ndëshkua me karton të verdhë edhe në sfidën hapëse të sezonit në Premier League atë ndaj Bournemouth. Braziliani shkaktoi një faull të kotë në fundin e ndeshjes, megjithatë arbitri nuk e ndëshkoi. Por, 25-vjeçari nuk e la me aq dhe protestoi duke detyruar gjyqtarin ta ndëshkonte. Deri para kësaj ndeshje, Federata nuk e kishte shfaqur hapur hetimin ndaj Paquetas, ndaj të gjithë dyshojnë se ky karton i verdhë ka të bëjë sërish me bastet. Tashmë, braziliani është në “buzë” të greminës dhe rrezikon të pezullohet nëse gjithçka vërtetohet. Kujtojmë se për pjesëmarrjen në bastet sportive, sulmuesi i Brentford, Ivan Toney u pezullua me tetë muaj nga çdo aktivitet sportiv.