Një futbollist italian 24-vjeçar ka bërë një lëvizje të rëndësishme në jetën e tij. Davide Iovinella pjesë e klubit ASD Calcio Pomigliano në Serie D ka deklaruar se tashmë ka nisur një karrierë të re në filmat “me pullë të kuqe”.

Ai i është bashkuar kompanisë së pornostrait italian Rocco Siffredi. Ai ka ndryshuar edhe emrin në Davide Montana ndërsa ka nisur xhirimet në një film në Bukuresht.

Duke folur për karrierën e tij, i riu tha se “nuk është e lehtë të hysh në shtrat dhe të bësh seks me partneren. Duhet punë e madhe edhe në këtë fushë”.

Ky nuk është futbollisti i parë që bën këtë lëvizje. 4 vjet më parë ishte portieri i Gjermanisë Time Weise që megjithëse mori pjesë në kombëtare në Kupën e Botës, vendosi të bëhet një wrestler profesionist.