Futbollisti jug-afrikan, Luke Fleurs është qëlluar për vdekje në një veturë të rrëmbyer në Johannesburg. Kaizer Chiefs, klubi i deridjeshëm i mbrojtësit, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale. Ata e kujtuan 24 vjeçarin dhe e ngushëlluan familjen dhe miqtë e tij, shkruan “Mirror”. “Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se futbollisti i Kaizer Chiefs, Luke Fleurs tragjikisht e humbi jetën mbrëmë gjatë një incidenti rrëmbimi në Johannesburg.
Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe për miqtë në këtë periudhë të vështirë. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, shkroi klubi jug-afrikan. Ylli i Kaizer Chiefs, u qëllua për vdekje në një grabitje makinash në periferi të Johannesburgut, ndërsa mbrojtësi ishte duke pritur në një pikë karburanti. 24 vjeçari kishte luajtur në klubet Ubuntu Cape Toën e SuperSpot United para se të transferohej vitin e kaluar tek Kaizer Chiefs. Ai ka luajtur për Afrikën e Jugut U-17 dhe për Afrikën e Jugut U-23.





