Sulmuesi kosovar Astrit Selmani, ka folur në fund të ndeshjes që Dinamo Bukureshti e fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Petrolulit falë golit të shënuar nga vet ai.Selmani ka deklaruar se është fyer nga tifozët e ekipit kundërshtar, kjo për shkak të incidenteve që ndodhën në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.
Për këto gjeste nga tifozët e Petrolul, Selmani ka kërkuar menjëherë pezullimin e tyre.“Kam fituar tre pikë dhe jam i lumtur. Ka pasur edhe momente të tensionuara. Ajo që ndodh jashtë fushës është diçka tjetër, ata (tifozët) duhet të pezullohen pas asaj që ndodhi në fushë”.
“Më kanë fyer, ka pasur edhe sulme raciste ndaj meje. Fansat e tyre bërtisnin. Ata duan të provokojnë. Nuk është hera e parë që më shajnë”.
Selmani tutje nuk pranoi që të komentonte vendimin e lojtarëve të Kosovës për të braktisur ndeshjen ndaj Rumanisë, duke thënë thënë se është i bindur që në tribuna ka njerëz të mirë.
“Ne (Kosova) dolëm dhe ndihmuam Rumaninë të fitonte grupin. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur”.
“Nuk po sfidoj askënd, jam i bindur që në tribuna ka shumë njerëz të mirë”, ka thënë 27-vjeçari për gsp.ro.
Kujtojmë se Selmani po kalon në një formë shumë të mirë këtë sezon në elitën e futbollit rumun, ku pas 16 ndeshjeve të luajtura numëron tetë gola dhe katër asistime.