2 dhjetor 2014 –  Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin italian, ku mesfushori Albert Riera është shkarkuar nga skuadra, pasi ky i fundit nuk ishte paraqitur në një ndeshje futbolli për shkak të një turneu në poker. Ish-lojtari i Liverpoolit mund edhe të mos kthehet më të luajë futboll, sepse së fundmi është shkarkuar nga skuadra italiane Udinese.

Ai nuk kishte pranuar të grumbullohet në ndeshjen që Udinese e barazoi 1-1 ndaj Chievos, krejt kjo për shkak të një turneu në poker që po mbahej në Slloveni. Krejt në fund, Riera në atë turne zuri vendin e dytë dhe fitoi 3,000 paundë.