Lëvizte me makinë ilegale dhe mbi normat e lejuara të fuqisë motorike. Këto ishin dy arsyet se përse policia britanike i ka sekuestruar makinën tip ‘Lamborghini’ futbollistit të Mançester Sitit, Samir Nasri. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mjeti i tij nuk ishte i regjistruar në Angli dhe fuqia motorike që kishte, ishte shumë herë më e lartë se normat e lejuara. Nasri është përpjekur t’i shpjegojë autoriteteve se përse nuk e kishte regjistruar mjetin, por vendimi i policisë ka qenë i padiskutueshëm. Pas situatës së vështirë që francezi po kalon me skuadrën e tij të Sitit në Premier Ligë, dalja në faqet e para të gazetave për drejtimin e mjetit të mënyrë të paligjshme, duket se nuk shkon në favorin e tij dhe të skuadrës.