Gareth Bale, Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo janë finalistët për çmimin “Lojtari më i mirë në Europë për sezonin 2015-2016”, një vlerësim që jepet nga UEFA.Të tre janë pjesë e skuadrave të Madridit, Real dhe Atletico që këtë vit u përballën në finalen e Champions League. Në votim kanë marrë pjesë 55 gazetarë, nga një për secilën federatë anëtare të UEFA-s.Në listën e dytë ishin 5 emra dhe këta janë lojtarët që grumbulluan më shumë pikë. Fituesi do të shpallet më 25 Gusht gjatë shortit të fazës së grupeve të Champions League. Ai do të përzgjidhet nga një juri speciale.Nga këta lojtarë vetëm Cristiano Ronaldo e ka fituar në parë këtë çimim, në vitin 2014, kur fitoi Champions me Real Madrid. Këtë sezon ai triumfoi si në Champions League me Real dhe në Euro 2016 me Portugalinë.
Futbollisti më i mirë në Europë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bujar Qesja gazetari që ndërtoi shkollën e vet të raportimit njerëzor
Ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, Shemi Krasniqi dhe kontributi i tij në muzikën shqiptare
Të martën mblidhet KB Durrës, në fokus buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2026
Aksident në Lukovë/ Shoferi 15-vjeçar përplaset një automjet, i mituri përfundon në spital





