Futbollisti në Indonezi goditet nga rrufeja gjatë lojës, humb jetën në spital

Në mënyrën më tragjike, një futbollist në Indonezi ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të së shtunës pasdite.

Video tronditëse kapi momentin kur 35-vjeçari Septain Raharja u rrëzua në stadiumin Siliwangi në Bandung, Java Perëndimore, teksa luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang. Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por vdiq pak kohë më vonë.