Një romancë e re ka nisur në botën e sportit shqiptar. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, duket se ka dalë nga beqarësia dhe prej disa muajsh është në një lidhje me moderatoren sportive kosovare, Lorina Dula.
Sipas “Panorama Plus”, çifti ka preferuar që lidhjen ta mbajë larg syrit të publikut, por disa detaje kanë filluar të tërheqin vëmendje. Moderatorja, e cila drejton një emision sportiv në “Klan Kosova” dhe jeton në Prishtinë, është parë shpesh në stadium duke ndjekur ndeshjet e Kombëtares shqiptare, veçanërisht që prej nëntorit të kaluar.
Lorina nuk i ka fshehur simpatitë për kuqezinjtë, duke pozuar në rrjete sociale me fanellën e ekipit, çka ka shtuar dyshimet për një lidhje me një nga lojtarët. Tashmë duket se romanca mes saj dhe Bajramit është konfirmuar në heshtje, edhe pse pa deklarata zyrtare nga vetë çifti.