Futbollisti kolumbian, Luis Calderon, e kishte thirrur të dashurën e tij në stadiumin e mbushur plot e përplot, pak para fillimit të ndeshjes mes Deportivo Cali dhe Atletico Nacional, këtë të diel, për t’i propozuar martesë.

E dua këtë grua me gjithë zemrën time dhe këtë dua ta dinë të gjithë. Kjo është arsyeja pse unë ia bëra propozimin për martesë në prani të të gjithë juve, si dëshmitarë”,  tha Luis Calderon, mbrojtësi i Deportivo Cali, për kanalin televiziv “RCN”.

I veshur me një kostum të zi dhe kravatë, qendërmbrojtësi, i cili po shërohet nga një dëmtim, u gjunjëzua në mes të fushës, në stadiumin “Palmaseca”, nxori unazën e martesës dhe e ofroi për të dashurën e tij, Valentina Parra. Kjo e fundit u lëshua në fushë për të përmbushur pranimin e “ofertës”.

Ajo tha: “Natyrisht që po, jam e sigurt.” Gruaja, e cila tha se ndjehet “shumë e shqetësuar”, publikoi të hënën një fotografi në Instagram, duke mbajtur unazën e martesës.

“Unë nuk e prisja ftesën për martesë në këtë mënyrë, por Perëndia është e përsosur dhe bën gjëra të tilla si kjo: të bukura”.

Futbollisti Luis Calderon, në këtë sipërmarrje ka pasur edhe ndihmën e të paktën 15 lojtarëve të rinj të Deportivo Cali, që u shfaqën në stadium me postera të vegjël, në të cilët ishin shkronja, që përfundimisht formuan fjalët: “Martohet me mua”.