Nga fushat e futbollit tek altari i kishës distanca është shumë më e vogël se ajo që mendoni. Kjo është ajo që i ka ndodhur Philip Mulryne, ish-mesfushori nga Irlanda e Veriut, i rritur në Akademinë e Manchester United, skuadër ku luajti edhe një ndeshje në Premier League në vitin 1997. Për Mulyrne duhen përmendur edhe 27 ndeshje dhe 3 gola me ekipin përfaqësues.
Ish-futbollisti hoqi dorë nga të gjitha të mirat materiale, po flasim për dikë që merrte rreth 1 milionë euro në sezon. Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2008, Mulryne nuk ka qëndruar më në botën e futbollit. Vendimtar ka qenë takimi mes disa priftërinjve në Down dhe Connor, të cilët e afruan në kishë.
Pas katër vitesh studimi filozofie dhe teologjie fetare, dje Mulryne mori titullin prift.





