21 korrik 2014 – E pabesueshme, por e vërtetë. Një serb feston me flamur shqiptar. Rasti i Aleksandar Mitrovic është i rrallë.
Futbollisti serb Aleksandar Mitrovic ka ndihmuar Anderlechtin te fitojë Superkupën e Belgjikës, me golin e shënuar në minutën e 29-të.
Në festim e sipër, sulmuesi serb as që ia kishte idenë që prapa tij gjendet një flamur kombëtar shqiptar, të cilin e kishte marrë me vete ndonjë tifoz shqiptar, në mbështetje të Anderlechtit, i cili drejtohet nga trajneri gjakovar, Besnik Hasi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





