DURRËS, 29 tetor 2014–  Eduart Xhafa, 31 vjeç futbollisti i talentuar lushnjar, që aktualisht luan me sportklubin Potenza Picena, u arrestua nga karabinieria si anëtar i një bande italo-shqiptare shpërndarësish të dhunshëm droge. Banda përbëhej nga 5 italianë, tre prej të cilëve janë vëllezër si dhe dy shqiptarë. Eduartit i janë dokumentuar mbi 150 raste shpërndarjeje droge. Gjatë kontrollit të banesës së Eduartit u gjetën 5 000 euro, të cilat u sekuestruan, sepse  dyshohen se janë fituar nga shpërndarja e drogës. Bashkë me Eduartin u arrestua edhe Elidon Zaka, 24 vjeç. Elidoni është arrestuar së bashku me 2 italianë në 18 maj 2014 për shpërndarje droge ( karabinierët sekuestruan 1 kg marijuanë). Xhafës iu dha masa e sigurisë, arrest shtëpie duke pasur parasysh  edhe gjendjen familjare, i martuar me një fëmijë të vogël, si edhe mospasjen e precedentëve penalë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/