Armando Aruçi, sulmuesi shqiptar i ekipit të Virtus është arrestuar nga Policia Civile në stadiumit e Serravalle ku ai ishte i pranishëm për të parë në finalen e kampionatit mes Tre Penne dhe La Fiorita. Aruci akuzohet për trukim ndeshjesh dhe për më tepër në makinën e tij është gjetur edhe një sasi e konsiderueshme kanabis sativa. Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit raporton “Repubblica.it”.

Arrestimi i tij, u zhvillua nën sytë e dhjetëra njerëzve që kishin ardhur për të parë ndeshjen. Sipas “Repubblica.it” në fokus të policisë italiane ka qenë ndeshja e Coppa Titano ndërmjet Virtus dhe San Giovanni e përfunduar me rezultatin 0-1. Koefiçienti ka qenë shumë i lartë për fitoren e San Giovanni-t dhe në kompanit e basteve janë vënë shumë bileta sidomos në Campania dhe Sicili. Mësohet se pagesat kanë tejkaluar 300 000 eurot. Armando Aruçi është golashënuesi më i mirë i Virtus me 20 gola të shënuar në 19 ndeshje në kampionatin elitë të San Marino.