Lindon Selahi nga një futbollist formacioni po i ndjek në tribunë ndeshjet e Rijekës në kampionatin kroat.
Drejtori sportiv Darko Raic Sudar, ka zbuluar për median “Novi list”, se klubi ka marrë vendimin ekstrem për shkak se mesfushori shqiptar ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re.
Gjithashtu selahi ka hedhur posht edhe një ofertë nga një kampionat tjetër me motivacionin se ajo ligë nuk është në pritshmërit e tij.
“Flitet shumë për Selahin, por ne duhet të shikojmë interesat e klubit. Ai ka zhvilluar futboll cilësor që kur është bërë pjesë e Rijeka. Kur erdha në klub, vendosëm disa parametra për gjithçka, përfshirë edhe kontratën. Ne nuk mund të dalim jashtë këtyre kornizave. Ne ofruam maksimumin që mundëm, ai nuk ishte i kënaqur me këtë dhe tani ne kemi marr këtë vendim. Ne kemi negociuar me Selahin prej më shumë se dy muajsh dhe jemi përpjekur në çdo mënyrë që të kënaqim interesat e lojtarëve dhe të trajnerëve. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas dhe Selahit nuk i mbyllet dera nëse pranon ofertën. Nuk është e lehtë as për të, por thjesht nuk mund të promovojmë një lojtar që nesër nuk do të jetë më i yni. Unë do të isha më i lumtur nëse do të arrinim një marrëveshje… “,tha drejtori Sudar, i cili zbuloi se mesfushori i grumbulluar edhe nga kombëtarja shqiptare ka refuzuar edhe një ofertë për tu larguar në merkaton e janarit.
“Rreth njëzet ditë më parë kishim një ofertë për të, por ai tha se të luante në atë vend nuk ishte opsioni i tij. Do të ishte më mirë të gjenim një interes të përbashkët”, u shpreh Darko Raic Sudar.
Në fazën e parë të kampionatit kroat Selahi ka grumbulluar 14 ndeshje dhe 2 gola, ndërsa është aktivizuar edhe në 6 takime në conference League.





