Blendi Baholli, futbollisti shqiptar ka propozuar partneren e tij për martesë në stadiumin e Lensit.
Në një banderolë të bardhë, Blendi i kishte shkruar Nevilës: 'Marry me, Nevila' (Martohu me mua Nevila) dhe dy zemra të mëdha, raporton Anabel.
Trajneri i ekipit të Sopotit kishte shkuar atje për disa ditë pushimi me të, si edhe për të ndjekur ndeshjen e Shqipërisë në Euro 2016. Por përpara se ajo të fillonte, gjatë kohës kur lojtarët bënin nxemjen, Baholli hapi banderolën për t'i propozuar Nevilës.
Dhe ishte një 'Po' e madhe!





