Gjatë puntatës së radhës në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, nuk kanë munguar batutat mes të ftuarve dhe moderatorëve, ku sërish e “piketuara” ka qenë Marina.

Futbollisti nga Kosova që luan për skuadrën e Tiranës, Argjend Malaj, kur u pyet nga Manushi se “Si i thoni ju me atë zhargonin e Kosovës, gocave, e dashura ime”, Malaj iu përgjigj: “Për këtë më mirë të pyesim Marinën se kjo ka më shumë kontakt me kosovarët se unë tani”.

Manushi tha menjëherë: “Jo mo, Marina s’dinte nga kjo pjesë”, ndërsa vetë Marina i priti me buzëqeshje komentet në studio.

Prej kohësh në mediet rozë flitet për një lidhje mes prezantueses së “Procesit Sportiv” dhe reperit të famshëm Getoar Selimi. Kohët e fundit, të dy ata kanë publikuar foto me njëri-tjetrin duke pranuar kështu edhe lidhjen mes tyre.