Krujë, 27 gusht 2014 – Një vajzë e moshës gjashtë vjeçare është mbytur në mënyrë aksidentale rreth orës 19.00 të ditës së djeshme në liqenin e fshatit Tapizë të Krujës.
Gjashtë vjeçarja me iniciale M.B. ka qenë duke luajtur buzë liqenit dhe është futur për të larë duart pasi i kishte bërë pis.
Pas kësaj e mitura ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në liqen duke u mbytur. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet për hedhjen dritë mbi rrethanat.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





