Mëngjesin e sotëm një 74-vjeçare ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë fill pasi ka rënë në kontakt me ujin e detit.

Ngjajra e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e njohur si “Çentrali” në Sarandë.

E moshura A. Blaca ka hyrë për t’u larë në det, por dëshmitarët thonë se është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka ardhur menjëherë roja e plazhit. Pasi e ka nxjerrë në breg, gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet të ketë mbërritur e pajetë.

Policia dyshon se e moshura ka pësuar atak kardiak, por pritet kryerja e autopsisë për të nxjerrë dhe shkakun e vdekjes së saj.