Një e moshuar nga Tirana ka humbur jetën paraditen e sotme në plazhin e Qerretit, sapo është futur në det.
Sipas policisë, dyshohet se shtetasja nga Tirana ka pësuar arrest kardiak.
“Rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares”,- njofton policia e Durrësit.





