Një nënë studente që vrau vajzën e saj të porsalindur duke e futur në një kuti drithërash dhe duke e fshehur në një valixhe pak çaste pasi lindi, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Jia Xin Teo, 22 vjeçe u dënua për vrasjen e foshnjës së saj në banesën e saj studentore në Coventryy Vrasësja u dënua me një dënim minimal prej 17 vjetësh burgim nga gjyqtarja Justice Tipples, e cila tha se ishte e sigurt që studentja kishte planifikuar të vriste foshnjën pas lindjes.
Gjykata kishte dëgjuar më parë se Teo, nga rruga Raglan, lindi një fëmijë të më 4 mars dhe pak çaste më vonë e vendosi në një kuti drithërash, më pas brenda një qeseje plastike të mbyllur dhe në fund në një valixhe.
Në kohën kur policia zbuloi trupin dy ditë më vonë, foshnja kishte vdekur, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës. E pandehura e kishte mohuar vrasjen e foshnjës së saj dhe tha se kishte dëgjuar zëra që i thoshin të vriste ose ta dëmtonte foshnjën.
Duke dhënë dënimin, gjyqtarja tha se ajo ‘nuk e pranoi’ versionin e ngjarjeve të Teos. Në fjalimin e saj të dënimit në Warwick Crown Court, gjykatësja tha: ‘Ju e dinit se, duke e vendosur në atë qese plastike, fëmija juaj me siguri do të vdiste dhe menduat se, duke fshehur trupin e saj në një pako drithërash në bagazhin tuaj, askush do ta gjente ndonjëherë trupin e saj. Jam e sigurt se foshnja juaj ishte gjallë për më shumë se katër orë para se ta vrisnit. Kjo ndodhi sepse ju kishit vendosur që do ta hiqnit qafe fëmijën tuaj sapo ajo të lindte dhe më pas askush nuk do ta dinte kurrë që kishit pasur një fëmijë.”
Gjatë gjyqit, gjykata dëgjoi se Teo, nga Malajzia, mbërriti në Britaninë e Madhe në fillim të këtij viti për të studiuar në Universitetin e Coventry-t dhe ‘ndoshta e dinte’ se ishte shtatzënë kur mbërriti, por nuk i kishte thënë askujt përfshirë babanë e foshnjës.
Prokurori David Mason KC i tha gjykatës: ‘Sipas rrëfimit që ajo i dha policisë, foshnja e saj definitivisht mbijetoi për të paktën disa minuta dhe ishte ende në lëvizje kur e futi vajzën e vogël në kuti dhe më pas në çantë.’