Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë më 23 dhjetor të vitit të kaluar, sa i pëkret masës së sigurisë ndaj Mariglen Kadiut.
Mariglen Kadiu, i arrestuar më 26 vdhjetor 2023, mbetet në arrest shtëpie.
Shefi i policisë në burgun e Drenovës u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të sistemit të burgjeve (SHKBB) pasi akuzohet për futjen e sendeve të paligjshme në qeli dhe shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka mbajtur postin e drejtorit të burgut të Peqinit ku Sokol Mjacaj në 15 dhjetor vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Prokuroria e Elbasanit kërkoi masën “Arrest me burg”, por Gjykata caktoi “Arrest shtëpie” për shkak se Kadiu ka një fëmijë autik. Kadiu kishte detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj para se të arrestohej.





