Një 28-vjeçar nga Skrapari po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka marrë me forcë në automjetin e tij një vajzë, të cilën e ka kërcënuar të pranojë me detyrim martesën me të.
Ngjarja eshte denoncuar nga 20-vjeçarja me inicialet L.Sh.
“Më datë 05.08.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.T. 28 vjeç, banues në Skrapar, pasi në bazë të kallëzim të berë nga shtetasia L.Sh. 20 vjeçe, banuese në Skrapar, dyshohet se shtetasi L.T. e ka marrë me forcë pa dëshirën e saj në mjetin e tij dhe e ka shtrënguar për martesë”, bën të ditur policia në një njoftim për shtyp.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngim apo pengim për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”.





