Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar do të protestojë sot para Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe është e dyta pas protestës së 16 shkurtit para Kryeministrisë, ku nuk munguan incidentet.
Ndërkohë një qytetar që kishte mbërritur për protestën në Bulevard është shoqëruar nga policia pasi ka përdorur fjalë fyese ndaj efektivëve të policisë që ndodhen rreth Kryeministrisë. Nuk dihet identiteti, por qytetari do merret në pyetje dhe mund të lirohet.
Në terren do të angazhohen 1600 efektivë. Për të shmangur dëmtimin e godinës së Kryeministrisë si dhe hyrjen e protestuesve brenda, godina e Kryeministrisë është veshur me llamarina në ambientet e jashtme.
Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.





