Tiranë, 19 qershor 2014 – E fejuara e ministrit Veliaj, Ajola Xoxa, mohoi që kryeministri Rama të ketë përdorur ndonjëherë ndaj saj fjalë fyese.
“Më ka kapur një neveri e papërshkrueshme për nivelin e shpifjes ku mund të arrijë Berisha! Meqë isha në atë darkë, dua të deklaroj publikisht se kurrë, kurrë në jetë kryeministri Rama nuk ka përdorur ndonjë fjalë fyese ndaj meje, as edhe një herë! Përkundrazi, kam patur veçse respekt prej tij. Sa turp që një burrë në moshën e tim gjyshi gënjen dhe shpif kaq pa cipë! TURP!”, shkruan Xoxa në rrjetin social Facebook.
Ndërsa Veliaj, gjatë një prononcimi për shtyp, tha se fjalët e Berishës janë thjesht shpifje të ndyra dhe njëkohësisht të ulta. “Taksirati i shqiptarëve që të dëgjojnë të të tilla banalitete. Ne nuk do zhgërryhemi në këtë baltë”, tha ministri.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





