Tiranë, 27 shkurt 2014– Komisioneri për Zgjerim dhe Politikës së Fqinjësisë Evropiane, Stefan Fyle do të vizitojë Shqipërinë të enjten e ardhshme për një raund tjetër të Dialogut të Nivelit të Lartë, mbi prioritetet kyçe.

Sipas zyrës së shtypit të BE-së, “Komisioni Evropian dhe Komisioneri personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vazhduar punën me Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, duke përfshirë edhe Dialogun e Nivelit të Lartë, i cili ishte nisur me sukses vitin e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit evropian”. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/