Joakim Medin, një gazetar suedez, për të mbuluar protestat kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, u arrestua pasi akuzohet si një anëtar i një organizate terroriste dhe për fyrje ndaj Presidentit Erdogan.

Medin u arrestua në Stamboll si pjesë e një hetimi të nisur pas një proteste në Stokholm në janar 2023, ku një manekin që i ngjan Presidentit Tayyip Erdogan u var jashtë bashkisë së qytetit.

Erik Larsson, kreu i Reporterëve pa Kufij (RSF) në Suedi reagoi menjëherë pas arrestimit të Medin, dhe tha se në Turqi nuk është më asgjë e re shënjestrimi i gazetarëve.

“Për fat të keq, shënjestrimi i gazetarëve në këtë mënyrë nuk është asgjë e re në Turqi. Megjithatë, në vitet e fundit taktikat kanë ndryshuar dhe gazetarët po heshtin përmes legjislacionit dhe censurës së internetit”, tha ai.