Ky është personi i cili dyshohet se ka kryer sulmin kamikaz në Mançester, ku u vranë 22 veta, dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Ai u identifikua si Salman Ramadan Abedi 23 vjeç, me origjinë nga Libia.
Gazeta e njohur britanike “The Sun” në kryefaqen e saj shkruan me titullin “Djalli”, ndërsa në anë të fotos së tij, është fotoja ëngjëllore e vogëlushes 8-vjeçare Saffie, viktimës më të vogël që humbi jetën gjatë sulmit.
Abedi ka lindur në Mançester 1994, ndërsa prindërit e tij ishin larguar nga Libia pasi u bënë kundërshtarë të regjimit shtypës të kolonel Gaddafit.
Pasi kaloi disa vjet në Londër, familja u zhvendos në Mançester, ku babai i tij bënte thirrjen për t’u lutur në një xhami në Didsbury.
Abedi shkoi në shkollë në Mançester dhe në Universitetin Salford përpara se të dilte jashtë dhe të punonte në një furrë buke. Miqtë e kujtojnë atë si një futbollist të mirë, një mbështetës i Manchester United dhe një përdorues i kanabisit.
Ai kishte një motër dhe dy vëllezër. Nëna dhe babai i tij tani besohet se u kthyen në Libi, dhe për një kohë ai u largua gjithashtu nga Britania e Madhe, por besohet të ishte kthyer ditët e fundit.