Kryeministri Edi Rama ka uruar Emmanuel Macron pasi exit pollet e nxorrën fitues dhe i dhanë mandatin e dytë si President.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se uron që shumë shpejt Macron të vizitojë Shqipërinë.

Kjo do të ishte dhe vizita e parë e një kreu të shtetit francez në vendin tonë.