G Bani ka pranuar se ka qenë i dashuruar me Danjën, ndërkohë që ishte i ftuar në programin ‘Wake up’. Ai tregoi se gjatë kohës që ishte pjesë e spektaklit, kishte ndjenja të forta për të, por tani gjërat kanë ndryshuar.
Përgjigjur një pyetjeje, G Bani tha: “Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.”
Sa i përket komunikimit me Redin, të dashurin e Danjës, G Bani sqaroi: “Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh.”