Të dielën e kaluar një grup miqsh ndodheshin në urën La Negra 2, në provincën e Florida (Bolivi), për të bërë bungee jumping.
Hedhja e një vajze nga 15 metra lartësi, shndërrohet në një drame, pasi vajza përplaset me pjesën e cekët të lumit.
Frikë në zërat e miqve të saj dhe në atë të Shyrleny Cuchallo Ribera, që gjendej në zonën e incidentit.
Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin Santa Cruz de la Sierra dhe fatmirësisht nuk ka pasuar fraktura të rënda.





