Poloni, 29 korrik 2014 – Ekzistojnë disa momente në futboll kur ju nuk ia keni idenë se çka në të vërtet mendojnë lojtarët në ato çaste.
Ky moment, në ligën polake T-Mobile Ekstraklasa në duelin ndërmjet Lechia Gdansk e Podbeskidzie, ishte njëri nga ato raste kur portieri Richard Zajac ishte në turbullira të vërteta.
37 vjeçari, edhe pse e kishte një dhomë të madhe të hapur kah krahu i majtë, vendosi që t’ia ‘dhuronte’ golin mesfushorit të Gdansk, Maciej Makuszewski.
Në fakt, portieri sllovak, në tentim për ta larguar topin drejt bashkëlojtarëve, e qëlloi kundërshtarin dhe topi përfundoi në portë.
Gabimi trashanik i portierit veteran ia shkaktoi humbjen 1:0 ekipit të tij. Ai me siguri nuk dëshiron ta shoh këtë edhe një herë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





