21 qershor 2015 – Blloket procesi i votimit në qendrat e votimit në Tepelenë.
Shkak është bërë një problem rendor në fletët e votimit, ku kandidatët e mazhorancës dhe opozitës kanë të njëjtin numër rendor.
Kandidatët e ASHE-së dhe APPD-së renditen të dy me numrin 2 në fletën e votimit.
Edhe në Roskovec të Fierit dhe në Devoll është pezulluar procesi i votimit, pasi fletët e votimit kanë gabime në të shtypur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të diskutuar rreth këtyre problematikave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/