Gabimi #1 E filloni depilimin në momentin që hyni në dush. 
Në fakt, duhet të jetë gjëja e fundit që bëni në dush sepse uji dhe avulli do të zbusin lëkurën dhe folikulat duke shmangur kështu irritimet.

Gabimi #2 Përdorimi i një brisku të vjetër dhe larësve të trupit në vend të një shkume. 
Brisqet e vjetër jo vetëm që nuk janë efikas në bërjen e punës, por janë dhe shkaktarët më të zakonshëm të irritimeve të lëkurës. Zbutini folikulat me një shkumë depilimi të posaçme dhe përdorni një brisk të ri për rezultate të mira.

Gabimi #3 Depilimi në të thatë anash të brendshmeve kur e keni me nxitim. 
Keni marrë një ftesë të papritur për në plazh dhe kjo ju duket ide e mirë? As mos guxoni. Do të përfundoni me puçrra të frikshme. Përpara se të filloni, merrni një peshqir dhe lageni me ujë të ngrohtë. Mbajeni për pak minuta në zonën që dëshironi të depiloni dhe më pas vijoni.

Gabimi #4 Përdorimi i një kremi të zakonshëm trupi pas depilimit. 
Aromat që gjenden zakonisht në kremrat e trupi mund të rezultojnë një katastrofë për lëkurën e sapodepiluar. Blini një produkt të krijuar enkas për këtë punë, ose zgjidhni një alternativë më natyrale si vaji i kokosit ose aloe vera.

Gabimi #5 Veshja e të brendshmeve të gabuara pas depilimit.
Hiqni dorë nga tangat seksi me dantellë. Gjëja e vetme që duhet të vishni janë mbathjet 100% pambuk dhe mundësisht pa llastik në pjesën e kofshës, në mënyrë që lëkura të ketë mundësi të ajroset dhe të ripërtërihet, pa shkaktuar rritjen e qimeve nën lëkurë.