Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës dhe shkëlqimit të saj rinor kërkon aplikimin e disa rregullave mjaft të thjeshta: jo duhanit, po kremit mbrojtës kundër diellit dhe mbi të gjitha një gjumë cilësor.
Megjithatë, njeriu ka një natyrë sabotuese të vetes që vihet në lëvizje pa e vënë re.
AgroWeb.org këshillon se kujdesi për lëkurën nuk është asnjëherë i tepërt.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se sekreti i bukurisë qëndron patjetër tek kremërat dhe serumet e shtrenjta në rast se nuk zbatohen tre rregullat e mësipërme.
Në këtë artikull lexuesit e AgroWeb.org do të mësojnë për disa gabime të cilat të bëjnë të dukesh më i plakur.
Pirja e tepërt e alkoolit
Pirja e moderuar e alkoolit sjell përfitimet e veta sidomos për kolesterolin apo sklerozën.
Megjithatë, pirja e më shumë se dy gotave pije alkoolike në ditë është e dëmshme për lëkurën.
Alkooli shteron kolagjenin e lëkurës dhe shkakton skuqje të saj.
Lëkura është e dehidratuar dhe procesi i formimit të rrudhave përshpejtohet ndjeshëm.
Punë pa pushuar
Kryerja e shumë punëve në të njëjtën kohë dhe me orare të gjata shkakton dëme të mëdha në shëndet.
Trupi përballet me një nivel të lartë stresi i cili nëse bëhet kronik shkakton dëme në lëkurë.
Inflamacioni në lëkurë shkatërron kolagjenin dhe përthith shkëlqimin rinor të lëkurës.
Ajri i kondicionuar
Luhatjet e temperaturave nga jashtë brenda, e përthajnë lëkurën dhe i bëjnë rrudhat më të dukshme.
Me kalimin e moshës lëkura humbet më shumë kolagjen dhe elasticitet.
Inflamacioni që shkakton përtharja e lëkurës e përshpejton këtë proces.
Yndyrnat
Yndyrnat ndahen në shumë kategori por më baziket janë: yndyrna të shëndetshme dhe jo të shëndetshme.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, yndyrnat e shëndetshme janë ato të salmonit, vajit të ullirit apo avokados ruajnë integritetin e qelizave dhe i japin lëkurës shkëlqimin rinor.
Farat e lulediellit janë një tjetër burim i këtyre yndyrnave dhe vitaminës E.
Farat e linit përmbajnë acide yndyrore omega-3 që nxisin formimin e kolagjenit dhe mbrojnë lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej diellit.
Spërkatja e parfumit
Alkooli te parfumet ka efekt përtharës dhe mund të bëhet problematik nëse ekspozoheni në diell.
Falë tij, parfumi krijon disa molekula toksike në lëkurë.
Parfumin mund ta spërkasni jo direkt në lëkurë, por në largësi dhe mbi rroba (por jo ato të mëndafshit apo delikate) si edhe në flokë./AgroWeb.org





