TIRANË, 4 qershor 2013 –E përditshmja e njohur britanike “The Guardian” në numrin e datës 4 qershor 2013, në rubrikën e foto-lajmeve më të bukura të ditës nga e gjithë bota, ka zgjedhur edhe këtë shkrepje të reporterit të njohur Gent Shkullaku të AFP-së.
Në tekstin shoqërues shkruhet: Oopsy Daisy: një modele shqiptare paraqet fustan dasme të Linea Sposa, linjë italiane e veshjeve të dasmës në Tiranë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





