Ekzistojnë disa zakone të thjeshta, të cilat pa e kuptuar sjellin rezultate negative ose mund të dëmtojnë pajisjet shtëpiake. Për shembull, njëri prej tyre ka të bëjë me lavamanin dhe me atë që hedhim në të kur lajmë enët.
Gabimi më i madh që bëjnë amvisat është pastrimi i enëve me vaj. Janë të shumtë ata që porsa gatuajnë derdhin vajin në lavaman. Sipas ekspertëve, vaji që kalon në tubacion mund të dëmtojë sistemin hidraulik të shtëpisë.
Në vend të kësaj, duhet ta hidhni vajin në një enë, ta fshini me një letër për të larguar pjesën më të madhe të vajit. Përveç pastrimit të tij, për të pastruar tubat hidhni disa kubikë akulli dhe kripë të trashë në lavaman. Pastaj, mund të shtoni disa pika limon për të larguar aromën e pakëndshme.





