Një gabim në shkresën e Komisionit Hetimor ka rezultuar si kryetar i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj.

Kjo është vënë në dukje nga deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku.

Pjesë nga biseda:

Bardhyl Kollçaku: Në dokument nga mënyra se si është hartuar, del sikur Enkelejd Alibeaj është kryetar i Kuvendit

Enkelejd Alibeaj: Ua siguroj se nuk e kam si ambicie

Bardhyl Kollçaku: Unë jua uroj

Enkelejd Alibeaj: Dy mënyra, ose mbas fjalës Kuvendi të shtohet Komisioni, ose pas emrit tuaj, të shtohet kryetar i Komisionit

Enkelejd Alibeaj: Sekretaria të saktësoj që bëhet fjalë për kryetarin  Komisionit Hetimor. Ka një kërkesë për të ruajtur imazhin të pacenuar dhe të klirë të Kuvendit, falenderoj shumë zotin Kollçaku