Gabimet mund të të kushtojnë dhe jetën! Kjo gjë ka ndodhur në një zonë të largët të Ugandës ku një futbollist i ri është rrahur për vdekje nga shokët e skuadrës.

22-vjeçari Çërçill Ovaci u sulmua fizikisht nga dy lojtarët e tjerë e ekipit, të cilët e dhunuan barbarisht deri sa ai humbi jetën. Sipas autoriteteve të Distriktit Lamvo, sherri nisi pasi viktima gaboi duke mos shmangur golin.

Futbollistët e tjerë të ekipit të tij skuadrës i janë kthyer duke e goditur. Fillimisht e lanë sherrin në mes. Pas ndeshjes, i ndjeri ka marrë revan duke shtyrë njërin prej agresorëve nga biçikleta.

Këtë herë konfrontimi është ndezur sërish dhe për fat të keq vrasësit e kanë rrahur akoma më keq duke i shkaktuar plagë fatale. Ovaci u shpall i vdekur në Qendrën Spitalore III. Për këtë ngjarje po kërkohen dy persona nga policia.