BURREL, 4 prill 2013– Të shtëna armësh kanë tronditur qytetin e Burrelit mesditën e sotme.

Një 18-vjecar ka mbetur i plagosur rastësisht, pasi është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë. 

Burime nga policia e qytetit verior bëjnë me dije se ngjarja ndodhi pranë gjimnazit “Pjetër Budi” në qytetin e Burrelit. 

Nga hetimet paraprake mësohet se autori i plagosjes kishte si shënjestër një person tjetër, por fatkeqësisht ka qëlluar mbi 18-vjecarin, i cili po punonte në një lavash pranë gjimnazit ‘Pjetër Budi’. 

I plagosur është nisur menjëherë në spitalin qytetit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.