Gabriel Escobar, i Dërguari i Posacëm i Departamentit të Shtetit për Europën Juglindore nis sot vizitën 3-ditore në Tiranë.

Escobar do të takohet me Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa të mërkurën në mesditë, ai do të zhvillojë dhe një bashkëbisedim me tre përfaqësues të opozitës Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.