I dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen nesër në Shqipëri.
Nga data 11 deri më 13 prill, një ditë para nisjes së fushatës elektorale, Escobar do të zhvillojë disa takime të rëndësishme në vend.
Mësohet se fillimisht i do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, ndërsa të mërkurën do të ketë takim me opozitës.
Deri më tani të gjithë zyrtarët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri janë takuar me Enkelejd Alibeaj dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Por tashmë, shefja e misionit të OSBE-ODHIR në Shqipëri, Audrey Glover vendosi ‘pikën e kthesës’. Ajo deklaroi se do të takohej edhe me Sali Berishën, që prej më shumë se një viti është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Megjithatë, Escobar të mërkurën pritet të takojë Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin në selinë e re të Partisë Demokratike, po ashtu edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.